Fronti i ftohtë dhe cikloni po afrohen drejt rajonit tonë dhe pritet të shkaktojë destabilizim të fuqishëm të atmosferës duke pasur para sysh temperaturat e larta në këto çaste dhe ardhja e frontit të ftohtë i pajisur me ajrin e ftohtë dhe të paqëndrueshëm do të shkaktojë procese të bujshme atmosferike, reshje shiu, vetëtima, bubullima, rrebeshe të fuqishme lokale dhe shtrëngata lokale me mundësi edhe për breshër.
Reshjet do të fillojnë të lokalizuara fillimisht në Mal të Zi, Shqipërinë verilindore, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore sot pasdite, ndërsa gjatë natës ose orëve të hershme të mëngjesit nga deti do të vijnë vranësira të dendura drejt Shqipërisë, me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nesër priten rrebeshe intensive përgjatë bregdeti shqiptar sidomos në pjesët qendrore të Shqipërisë, por lokalisht edhe në viset tjera.
Edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër më ftohtë dhe me reshje shiu, ndërsa vende-vende, herë pas here priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Përmirësim i motit pritet të ketë të shtunën kur pritet të kemi mot më stabil, me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell./MeteoBallkan