Siç po shihet edhe në imazhin satelitor sot mbi rajonin tonë përpos rrezeve diellore ka edhe vranësira lokale të cilat vijnë si pasojë e afrimit të një mase ajrore jostabile, gjegjësisht një cikloni të shtresave të larta të atmosferës.
Ky ciklon do të përqëndrohet mbi itali dhe atje do të shkaktojë stuhi mjaft të fuqishme me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Ndikimi i ciklonit do të jetë më i madh edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnë dhe Hercegovinë, ndërsa tek ne ndikimi i ciklonit sot do të jetë i viogël, megjithatë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë edhe tek ne.
Ndikimi i ciklonit do të vijë duke u rritur nga nesër e tutje kur pritet shtimi i rrebesheve të shiut të cilat përsëri do të koncentorhen kryesisht në viset kodrinore-malore por nganjëherë edhe në viset tjera, megjithatë në këto raste gjithmonë duhet ta kemi parasysh se reshjet do të jenë të karakterit lokal, prandaj nuk duhet çuditur nëse një rajon kapet nga ndonjë rrebesh i fuqishëm i cili mund të shkaktojë edhe vërshime, kurse pak kilometra më largë asnjë pikë shiu./Meteoballkan