Mëngjesi i sotëm në tërë rajonin është i ftohtë dhe me ngrica me përjashtim të Shqipërisë ku duket pak më nxehtë. Temperaturat më të ulëta këtë mëngjes u regjistruan në Serbinë jugperëndimore bazuar në imazhet satelitore ku u regjistrua -7.5 gradë Celsius.
Në Kosovë në tërë territorin temperatura po sillet nga 0 deri në -3 ose 4 gradë Celsius, varësisht nga rajoni, ndërsa mjegulla në shumë rajone po kontribuon që i ftohti të ndjehet më shumë. Ftohtë dhe me ngrica është edhe në Maqedoninë Veriore këtë mëngjes si dhe në ekstremin lindore, verilindor dhe juglindor të Shqipërisë.
Gjatë ditës priten ngritje të ndjeshme të temperaturave me përjashtim të atyre rajoneve ku eventualisht mjegulla do të rezistojë./Meteoballkan