Reshjet e dendura të borës kanë pushuar në tërë rajonin tonë dhe tani na presin dy ose tri ditë kryesisht të thata po ditën jo aq të ftohta. Natën mund të bëhet ftohtë nëse do të kemi kthjellim të motit, kurse nëse do të kemi vranësira nuk do të jetë shumë ftohtë. Eshtë shumë e vështire të dihet se a do të kemi kthjellim total të motit sepse sistemet e vranësirave gjenden shumë afër nesh dhe se nuk kemi ndonjë anticiklon të fuqishëm dhe stabil që do të na siguronte kthjellimin total të motit.
Duke u bazuar në modelin GFS këto do të jenë përafërsisht temperaturat në orët e hershme të mëngjesit të nesërm. Shikojeni fotografinë dhe orientohuni përafërsisht për rajonin tuaj:
FOTO : Meteociel