Pas mesdite sot temperaturat shënuan ngritje në tërë rajonin tonë dhe ato maksimalet arritën deri në 33-34 gradë Celsius në Shqipëri, ndërsa në Kosovë nga 29 deri në 32 gradë Celsius. Në Mal të Zi temperatura maksimale arrit deri në 34-shumë afër 35 gradë C, kurse në Maqedoninë Veriore deri në 32 gradë C
Nga nesër temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme në rajonin tonë dhe kjo mund të jetë nxehtësia më e madhe për këtë verë për viset tona kontinentale.
Ulje të temperaturave pritet të kemi me 1 Shtator, kur një front i ftohtë ajror pritet të arrijë nga perëndimi dhe veriperëndimi. Priten edhe vranësira dhe reshje lokale shiu si dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan