• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
U fitua përtej parashikimeve, paralajmërohet ulja e taksës në “Rrugën e Kombit”

U fitua përtej parashikimeve, paralajmërohet ulja e taksës në “Rrugën e Kombit”

10/11/2022 | 08:57
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

16/05/2026 | 19:15
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

15/05/2026 | 08:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
U fitua përtej parashikimeve, paralajmërohet ulja e taksës në “Rrugën e Kombit”

U fitua përtej parashikimeve, paralajmërohet ulja e taksës në “Rrugën e Kombit”

10/11/2022 | 08:57
618
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

Të ardhurat nga tarifa në Rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022.

Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave nëShqipëri thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.

Në raport thuhet se nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike.

Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit.

“Megjithatë, për muajt operativë të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Për vitin 2021 nuk është raportuar materializimi i ndonjë risku, por risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i veprimeve negative të qeverisë (MAGA) janë klasifikuar si risqe të mesme dhe për riskun MAGA. Autoriteti Kontraktues shprehet se mundësia e materializimit të tij është e mundur në uljen e tarifës së kalimit në Sheshin e pagesës” thuhet në raportin e Monitorimit të Koncesioneve.

Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2.5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria.

Të ardhurat totale ishin 10 për qind më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2019.

Kur publikoi kontraktën koncesionare qeveria mbajti të fshehte aneksin për trafikun, por siç raporton Ministria e Financave arkëtimet nga trafiku ishin më ta lrta se projeksionet në kontratë.

Në katër vitet e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5.6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30 vjeçare.

Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, raporton Monitor.

Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Lajme

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe
Shqipëri/Maqedoni

Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

16/05/2026 | 19:15
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲