Një 19-vjeçar ka vdekur të premten pasdite pasi dyshohet se ka rënë nga skelet në një objekt banesor në ndërtim e sipër në Prizren.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se 19-vjeçari K.Z. ka rënë nga kati i tretë.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga skelet nga kati i tretë”, thuhet në njoftimin e Policisë.