Një stuhi me rrebeshe të fuqishme shiu përfshiu qytetin e Vlorës në jug të Shqipërisë duke shkaktuar mbushjen e rrugëve me ujë dhe vërshime lokale. Siç shihet edhe nga fotografitë më poshtë reshjet e shiut kanë qenë mjaft të dendura dhe të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë
Këto ditë atmosfera në tërë rajonin tonë është mjaft jostabile dhe në shumë rajone ka rrebeshe lokale por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Megjithatë reshjet nuk janë gjithëpërfshirëse dhe shumë rajone tjera nuk kanë fare reshje atmosferike. Në këto momente edhe në Kosovë ka rrebeshe lokale shiu, por shumë pjesë të Kosovës janë pa reshje shiu.