Në ora 15:30 kemi hyrë edhe zyrtarisht në stinën e vjeshtës.
Ekuinoksi i shtatorit, i njohur si i vjeshtës, shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore. Sidoqoftë, kalendari meteorologjik shënon fillimin e vjeshtës në një datë krejt ndryshe.
Dita e parë e vjeshtës varet nga stina që ju përdorni – meteorologjike ose astronomike.
Janë dy data të ndara që mund të thuhet se shënojnë fillimin e stinës së vjeshtës.
Vjeshta siç përcaktohet nga orbita e Tokës rreth diellit, fillon në ekuinoksin që i bie më 22 ose 23 shtator.
Sidoqoftë, për qëllime të regjistrimit të të dhënave klimatike, është e rëndësishme që të caktohen data që mund të krahasohen, kështu që vjeshta meteorologjike fillon gjithmonë nga 1 shtatori.