Stina më e nxehtë e vitit ka filluar zyrtarisht sot, duke shënuar fillimin astronomik të verës në hemisferën veriore.
Momenti i saktë i mbërritjes së stinës së re është llogaritur në orën 10:24, ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore fillon dimri.
Dita e sotme njihet si solstici i verës ose dita më e gjatë e vitit, duke sjellë ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit.
Ndonëse vera meteorologjike ka nisur që më 1 qershor për efekte statistikore, solstici i sotëm astronomik vulos nisjen e muajve të nxehtë, të cilët do të na shoqërojnë deri më 22 shtator, kur do të mirëpresim ekuinoksin e vjeshtës.
















