Agjencia e Punësimit të Kosovës ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e regjistruar mbi moshën 22-vjeçare, që të aplikojnë në Programin e Vetëpunësimit 2026, përcjell Buletini Ekonomik.
Programi ofron trajnim për zhvillimin e biznesit dhe hartimin e planit të biznesit, grante në vlerë deri në 6,000 € për blerjen e pajisjeve dhe makinerive dhe mentorim dhe mbështetje profesionale për 12 muaj.
“Përparësi u jepet grave, të rinjve NEET, komuniteteve joshumicë dhe personave me aftësi të kufizuara, si dhe ideve të biznesit në sektorët e prodhimit, përpunimit të ushqimit, TIK-ut, ndërtimtarisë, artizanatit dhe industrive kreative”, thuhet në njoftim.
Afati për aplikim është deri më 30 nëntor, në orën 16:00.
Aplikimet dorëzohen fizikisht në Zyrën e Punësimit ku jeni të regjistruar.
Më shumë detaje rreth aplikimit dhe ideve që mbështeten mund të gjeni në këtë link: https://aprk.rks-gov.net/Home/PublicationsDetails/61















