Agjensia amerikane për parashikimin global të motit AccuWeather ka bërë parashikimin sezonal për vjeshtën 2021 në Kontinentin Evropian.
Sipas parashikimit të Accuweather vjeshta në Ballkan na vjen me temperatura të larta, por më vonë gjatë sezonës nuk do të mungojnë reshjet atmosferike. Sipas tyre fillimi i vjeshtës do të jetë i nxehtë, ndërsa shirat e mëdha pritet të vijnë në fund të Tetorit dhe Nëntor ku paralajmërohet edhe për mundësinë e vërshimeve në Ballkan.
Parashikimi i Accuweather është për përmasa të mëdha gjeografike, prandaj kur kemi një kontinent në pyetje mund të paramendojmë se parashikimi nuk është aq i thjeshtë, sidoqoftë Accuweather parashikon ulje të temperaturave në fillim të vjeshtës për Spanjën e cila po vuan nga vapa esktreme afrikane.
Evropa lindore dhe Rusia po ashtu do të përjetojnë temperatura të larta gjatë kësaj vjeshte, ndërsa parashihet qetësim i motit në Gjermani, Francë dhe perëndim të Skandinavisë. Shira shumë të fuqishëm parashihen në veri të Italisë, juglindje të Francës, perëndim dhe jugperëndim të Austrisë, jug të Zvicrës dhe Slloveni ku parashihen edhe vërshime më vonë gjatë sezonesë së vjeshtës. Në Portugali dhe Britaninë e madhe parashihen shira tropikal nga mbetjet e sistemeve të fuqishme tropikale nga Amerika përmes Oqeanit Atlantik.
Si zakonisht në fund të vjeshtës parashihen fronte të ftohta nga veriu dhe verilindja të cilat mund të sjellin edhe dëborën e parë në Ballkan.
Parashikimet shumë afatgjata janë një sfidë jashtëzakonisht e vështirë edhe për institucionet ose faqet prestigjioze amerikane dhe evropiane, ngase “leximi” i atmosferës dhe përcjellja e sinoptikes e cila është vazhdimisht në evoluim dhe ndryshim është shumë i vështirë edhe nga super-kompjuterët që këto kompani kanë në dispozicion dhe kjo duke pas para sysh edhe huqjen e madhe në parashikimet e fundit sezonale, megjithatë shpeshherë këto parashikime kanë dal edhe të vërteta në vija të trasha.
Mbetet të shihet se si do të evoluojë gjendja sinoptike gjatë kësaj vjeshte e cila nuk është shumë larg./Meteoballkan