Një valë e fuqishme nxehtësie pritet të përhapet në Evropë me ajrin e nxehtë afrikan që zhvendoset fillimisht në Spanjë, ndërsa qarkullimi i mëtutjeshëm i masave ajrore globale mundëson lëvizjen e kësaj mase nga perëndimi në drejtim të lindjes, gjegjësisht juglindjes më vonë pas disa ditëve.
Temperaturat edhe në rajonin tonë do të fillojnë të ngriten nga nesër në mënyrë pak më të ndjeshme, por ende mbeten masa ajrore të freskëta nga lindja e Kontinentit.
Vala e nxehtësisë afrikane nga Spanja përmes Mesdheut perëndimor depërton në Francën jugore dhe juglindore, pastaj në Itali Zvicër dhe Gjermaninë jugore dhe qendrore. Përderisa temperaturat rriten në Gjermani, në Spanjë depërton një masë ajrore mjaft e freskët nga Atlantiku dhe pikërisht kjo masë ajrore nga Atlantiku së bashku me faktorë tjerë shtyjnë të nxehtit afriakan në drejtim të Gjermanisë dhe Evropës qendrore. Temperaturat më të larta priten në Itali ku pritet të kapin 40 gradë Celsius.
Kjo valë nxehtësie nuk pritet të gjasë më shumë se tri ditë në Evropë.
Pas Italisë dhe Evropës i nxehti afrikan do të na përfshijë edhe ne, por deri atëherë duhet të kalojë shumë “pengesa” gjatë qarkullimit të këtyra masave ajrore në atmosferë. Sipas të gjitha gjasave temperatura deri në 35 gradë Celsius tek ne mbërrijnë tek në javën e ardhshme.
Përndyshe i nxehti do të përfshijë nga nesër viset tona bregdetare dhe mesdhetare, por nuk pritet i nxehtë i madh. Kur flasIm për rajonin tonë dhe masat e freskëta kryesisht e kemi fjalën për viset tona kontinentale./Meteoballkan
FOTO: ISTRAMET