Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të borës.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes rrugës.
“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai.