Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.
Akisdenti ka ndodhur dje në mbrëmje vonë, kur autobusi me targa shqiptare është përmbysur në autostradë.
Deri më tani bëhet e ditur se një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 7 të tjerë. Personi që ka ndërruar jetë fillimisht është raportuar në mediat kroate të jetë shqiptar, informacion ky që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe drejtuesi i automjetit ndodhet në gjendje të rëndë, transmetojnë mediat kroate.
Ndërkaq, të plagosurit janë transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Aksidenti ka ndodhur kur 58-vjeçari shqiptar po drejtonte autobusin me targa shqiptare duke u përmbysur në autostradë.
Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.
Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.















