Sot në Kosovë po mban mot i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here dhe vende-vende mund të ketë reshje shiu, shqote dhe bore kryesisht të dobëta.
Kësisoj reshjet e borës kanë mbuluar rajonin e Dragashit.
Ndryshe, të enjtën dhe të premtën në tërë rajonin pritet kemi mot pak më të nxehtë. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu herë pas here, ndërsa në viset tjera kryesisht pa reshje. Natën mes së premtës dhe së shtunës në tërë rajonin priten reshje të dendura shiu, ndërsa në viset malore reshje të dendura bore.
Nga e shtuna pasdite vonë e sidomos nga e diela pritet stabilizim i motit dhe ngritje e sërishme graduale e temperaturave./Meteoballkan