Edhe një javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe të freskët, me temperatura nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Fillimi i javës do të karakterizohet me mot mjaft të paqëndrueshëm, me vranësira dhe zhvillime të shpeshta të tyre të cilat pritet të kushtëzojnë edhe riga shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në aspektin termodinamik, masa mjaft të freskëta ajrore nga verilindja e Kontinentit vijnë në rajonin tonë me temperatura të ulëta sidomos dy ditët e para të javës. Reshje të herëpashershme priten në viset tona kontinentale si në Kosovë, Luginë, Maqedoni, veri të Malit të Zi dhe viset kontinentale të Shqipërisë. Në bregdet dhe viset tjera mesdhetare të Shqipërisë kryesisht pa reshje me ndonjë përjashtim të vogël.
Nga e mërkura presioni i ajrit do të fillojë të rritet dhe masa pak më stabile ajrore depërtojnë në rajon duke kushtëzuar stabilizim gradaul të motit. Priten alternime mes vranësirave dhe intervalelve kohore me diell. Rrallëherë në ndonjë rajon mund të ketë kushte për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër dhe të izoluar shiu. Temperaturat nga e mëkrura rikoperohen gradualisht, megjithatë nuk pritet të kemi nxehtësi që do vlente të përmendej. Kjo vlenë për tërë rajonin tonë.
Pra edhe njëherë: Nga sot deri të mërkurën na pret mot i freskët dhe me reshje lokale shiu. Nga e mërkura përmirësim i motit dhe ngritje e temperaturave, por nuk pritet nxehtësi e madhe. Nga e mërkura e tutje nuk priten reshje atmosferike përafërsisht deri të hënën e javës së re, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që rrallë në ndonjë rajon kryesisht kodrinoro-malor të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat nga e mërkura shënojnë ngritje, por ende mbetet mot i freskët duke pas para sysh periudhën kohore në të cilën gjendemi. Për fundjavë na pret mot kryesisht stabil dhe pak më ngrohtë
Ishte ky parashikimi javor i motit dhe nëse ka ndonjë ndryshim eventual ne do ju njoftojmë gjatë ditëve të javës./Meteoballkan