Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë mbi 20 gradë Celsius.
Mot edhe më i ngrohtë na pret të enjtën dhe të premtën me temperatura deri në 24 gradë Celsius. Nga e shtuna ulje graduale e temperaturave dhe shtim i vranësirave. Vende-vende priten edhe riga shiu, ndërsa në viset malore priten reshje të reja bore./MeteoBallkan