Cikloni i fuqishëm i cili shkaktojë fenomene violente atmosferike në Itali duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe më e keqja edhe viktima njerëzore tanimë gjendet mes brigjeve të Afrikes veriore gjegjësisht Libisë dhe Tunizisë dhe brigjeve të Italisë gjegjësisht Siçilisë.
Cikloni ende po shkakton reshje të fuqishme në jug të Italisë dhe po ashtu në disa vise në Afriken veriore, ndërsa në Ballkan ky ciklon po kushtëzon reshje kryesisht të dobëta për shkak se gjendet paksa larg territoreve tona.
Reshje bore kanë filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa reshje lokale kryesisht të dobëta ka në veri të Shqipërisë disa vise në Mal të Zi dhe Kosovë.
Gjatë ditës së nesërme pritet nja valë reshjesh shiu e bore të cilat do të na dhurojnë pamje mjaft të bukura por siç kemi thënë shumë herë nuk priten reshje të mëdha dhe po ashtu reshjet nuk do të zgjasin shumë.
Shumë vise nesër do të shohin reshjet e para të dëborës, por për dimër të vërtetë do të duhet të presim ende./MeteoBallkan