Policia kroate ka dhënë detaje për aksidentin e rënë ku një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.
Akisdenti ka ndodhur dje në mbrëmje vonë, kur autobusi me targa shqiptare është përmbysur në autostradë.
Deri më tani bëhet e ditur se një person ka humbur jetën. Viktima fillimisht në mediat kroate u raportua të jetë një 41 vjeçar shqiptar, informacion ky që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Ndërkaq, të plagosurit janë transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur kur 58-vjeçari shqiptar po drejtonte autobusin me targa shqiptare është kthyer djathtas për shkaqe deri më tani të panjohura, duke u përmbysur në autostradë.
Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.

Kujtojmë se Kroacia sot është përfshirë nga reshjet e borës dhe në disa pjesë të vendit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.















