Moti i ashpër i orëve të fundit po ndikon në aktivitetet detare gjatë gjithë bregdetit shqiptar. Ndërkohë që problematike duket situata në Durrës, edhe në Vlorë situata kërkon vëmendje, me dallgë që sipas autoriteteve kanë arritur 3 metra e gjysmë.
Për këtë arsye, autoritetet kanë shpërndarë masat që ndalojnë dhënien e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre, ndërkohë që vëmendje të shtuar i kërkohet të gjitha mjeteve lundruese që operojnë edhe brenda gjirit.