Gushti në Kosovë do të fillojë me vapë të madhe verore ashtu siç i ka hije, pra sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 34 deri në 39 gradë Celsius.
Erërat do të fillojnë të fuqizohen dhe do të fryjnë nga jugperëndimi. Këto erëra do të karakterizohen me efektin “Fen”, pra do të jenë erëra të nxehta. Rrallë në ndonjë rajon (kodrinor-malore) mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.
Në Shqipëri dhe viset tjera të rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut temperaturat pritet të arrijnë dhe ndoshta të tejkalojnë përsëri 40 gradë Celsius.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Në disa rajone priten edhe vranësira, ndërsa pasdite vonë rrallë në ndonjë vend mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të fillojnë të shënojnë ulje graduale./Meteoballkan