Ashtu siç kemi paralajmëruar para disa ditëve në Shqipëri sot kanë filluar reshjet e shiu pas një periudhe të gjatë të thatësirës ekstreme dhe temperaturave mjaft të larta. Gjithashtu edhe temperaturat kanë pësuar ulje të lehta, megjithatë rrebeshet e shiut sot janë të karakterit lokal, pra vetëm në disa zona të caktuara.
Rrebeshe të fuqishme afatshkurtra shiu priten nesër në shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë.