Gjatë ditës së nesërme në Evropën veriperëndimore pritet të kalojë një ciklon i fuqishëm i cili di të shtrihet me frontin e tij deri në Mesdheun perëndimor.
Edhe në Mesdheun perëndimor pritet krijimi i një ciklongjeze tjetër e cila pritet të vijë në drejtim të Gadishullit Ballkanik por jo në territoret tona duke kushtëzuar destabilizim të pjesërishëm të motit, por rrallë në disa rajone priten riga të izoluara shiu.
Pozita e ciklonit do të drejtojë rrymimet ajrore nga Afrika Veriore drejt territoreve tona. Priten intervale kohore me diell, vranësira, erëra jugore dhe jugperëndimore dhe rrallëkund riga lokale shiu.
Pra, ashtu siç paralajmëruam gjysma e parë e këtij muaji po kalon pa reshje, ngrohtë, por me mot jo tërësisht stabil.
Ende nuk ka shenja për ndonjë destabilizim të fortë të motit që do të na sillte rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë karakteristika këto të muajve të pranverës/Meteoballkan