Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. me vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore e jugperëndimore. Në disa rajone priten riga kryesisht të dobëta shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë mjaft ngrohtë me erëra jugore dhe jugperëndimore.
Ditëve të ardhshme priten ulje të lehta të temperaturave për shkak të depërtimit të disa fronteve të dobëta ajrore nga veriu. Erërat përkohësisht do të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi. Priten intervale kohore me diell, vranësira dhe rrallë nganjëherë riga lokale shiu./Meteoballkan