Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 34 deri në 37 gradë Celsius në nivel vendi. Priten erëra perëndimore dhe jugperëndimore herë pas here në disa rajone të fuqishme.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me erëra të nxehta jugperëndimore.
Të enjtën na pret mot edhe më i nxehtë dhe me erëra të fuqishme jugore dhe jugperëndimore. Erërat pritet që në disa rajone kryesisht kodrinore-malore të arrijnë shpejtësinë deri në 70km/h. Erëra priten gati në krejt territorin por varësisht nga vendi në vend do të varet edhe fuqia e tyre. Pasdite në disa vise priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në rajonin e Pejës dhe Istogut mund të ketë edhe shtrëngata shiu.
Rrebeshe të fuqishme të enjtën pasdite priten në Mal të Zi, dhe veri të Shqipërisë, ndërsa stuhitë më të fuqishme dhe reshjet më intensive priten në Hercegovinë.
Në viset tjera të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut të enjtën pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë dhe me erëra të nxehta, vende-vende të fuqishme.
Të premtën në tërë rajonin na pret mot më i këndshëm për shkak të uljes së temperaturave. Në Kosovë, disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe Luginë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet më intensive priten në Kosovë.
Nga e shtuna stabilizim i motit dhe rritje e sërishme e temperaturave, ndërsa nga e diela përsëri shumë nxehtë./Meteoballkan