Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i nxehtë dhe me diell paradite. Pasdite pritet destabilizim dhe freskim lokal i motit. Priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, por jo në tërë territorin. Gjasa më të mëdha për rrebeshe parashihet të ketë në veriperëndim të vendit, lokalisht edhe në vise tjera.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me diell. Pasdite vonë në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Për fundjavë na pret mot mjaft jo-stabil. Priten ulje të lehta të temperaturave por mbetet zagushi. Pasditeve dhe mbrëmjeve priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Rrebeshe mund të ketë edhe në mëngjes në Kosovë. Vende-vende mund të ketë zhvillime të bujshme atmosferike me ndonjë shtrëngatë të fuqishme dhe vetëtima masive.
Nga e hëna stabilizim gradual i motit, ndërsa nga e marta na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë./Meteoballkan