Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë sidomos në disa vise të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe jugu i Malit të Zi.
Nga e diela në tërë rajonin na pret mot me diell dhe me rritje të temperaturave. Rritja e temperaturave do të jetë më e theksuar të hënën dhe të martën kur edhe në Kosovë temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nga e mërkura dobësim i vapës afrikane dhe më në fund ulje e temperaturave./Meteoballkan