Gjatë natës në Kosovë dhe Shqipëri priten reshje shiu, herë pas here të dendura, ndërsa reshjet do të ndërpriten orëve të mëngjesit.
Nesër në Kosovë na pret mot më i ngrohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Mot më stabil nesër pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi e Kosovën lindore. Priten vranësira e në disa vise edhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.
Të premtën edhe më ngrohtë, me erëra jugore, vranësira e intervale kohore me diell. Paradite dhe gjatë ditës në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës rrebeshet e shiut do të përhapen edhe në vise tjera të Shqipërisë, por edhe në Kosovë.
Edhe të shtunën na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore, me vranësira e rrebeshe të herëpashershme shiu, ndërsa të dielën ulje e temperaturave dhe fjolla sporadike bore në Kosovë./MeteoBallkan