Nesër në Kosovë paradite pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Gjatë ditës ose pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të konvektive të cilat pritet të na sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive për arsye të zhvillimit të ndonjë shtrëngate të fuqishme me breshër. Temperaturat shënojnë ulje graduale.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare por kryesisht pa reshje. Në lindje dhe verilindje të vendit mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshe lokale nesër pasdite priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore dhe veriut të skajshëm të Malit të Zi.
Për fundjavë na pret mot mjaft jo-stabil dhe i ndryshueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet që herë pas here të kushtëzojnë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të zhvillohen edhe shtrëngata të fuqishme me breshër.
Edhe fillimi i javës së re na sjellë mot jo-stabil me intervale kohore me diell dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe priten edhe bregdetin shqiptar, por reshjet kryesore do të jenë në viset kontinentale./Meteoballkan