Nesër në Kosovë na pret mot i ndrshueshëm, por mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Në mëngjes priten riga lokale, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 17, 18 madje edhe 19 gradë Celsius në Dukagjin. Në mbrëmje dhe gjatë natës rikthehen rrebeshet e shiut të cilat vende-vende mund të jenë intensive të përcjellura me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe shiu në veri të vendit. Rrebeshe lokale mund të ketë edhe në disa vise në pjesët qendrore të Shqipërisë.
Rrebeshe të fuqishme shiu nesër priten në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore pritet mot i ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell.
Mot i ngrohtë, por i paqëndrueshëm do të mbajë edhe të shtunën, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta e rrebeshe lokale shiu.
Të dielën do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave, për shkak të ardhjes së një sasie të ajrit të ftohtë polar. Priten fjolla sporadike bore vetëm në disa rajone.
Nga e hëna na pret mot më stabil dhe pa reshje atmosferike. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica e mundësi për mjegull, ndërsa gjatë ditës priten rritje graduale të temperaturave./MeteoBallkan