Nesër në Kosovë pritet të kemi mot më të ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell dhe rrallë në ndonjë rajon malor mund të ketë ndonjë rigë të izoluar shiu.
Temperaturat do të rriten dhe minimalja pritet të zbres deri në 6 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Më shumë diell në ultësirën perëndimore e më shumë vranësira në zonat lindore të Shqipërisë si dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut ku mund të ketë ndonjë rigë shiu.
Temperaturat do të fillojnë të rikuperohen.
Mot me pak më shumë vranësira pritet të martën me mundësi edhe për rrebeshe të izoluara shiu. Më shumë rrebeshe shiu priten në Mal të Zi dhe gati gjithë zonën kontinentale të Shqipërisë apo në lindje të Shqipërisë dhe pastaj edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në Kosovë më pak përpos jugut të vendit ku mund të ketë më shumë reshje shiu.
Temperaturat pa ndonjë ndryshim.
Nga e mërkura, intervale të gjata me diell, vranësira lokale dhe reshje të pakta lokale./MeteoBallkan















