Nesër në Kosovë dhe tërë rajonin na pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të luhatet nga 29 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri, jug të Malit të Zi dhe Maqedoninë Veriore deri në 35 gradë Celsius.
Mot mjaft i nxehtë dhe me diell na pret edhe të hënën dhe të martën.
Të martën pasdite në Kosovë vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nga e mërkura në tërë rajonin pritet destabilizim gradual i motit. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të pësojnë ulje graduale në tërë rajonin, ndërsa rrebeshe shiu priten edhe në shumë vise të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin./Meteoballkan