Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme gjatë ditës për shkak të fillimit të valës më të re të nxehtësisë verore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje.
Të hënën në tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa vise të Kosovës, rallë në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet zhvillim të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.
Nga e marta nxehtë e më nxehtë. Na pret mot i vërtetë veror me temperatura tropikale (mesataraisht) rreth 35 gradë Celsius ato maksimale. Përpos ditëve tropikale, priten edhe netë tropikale në shumë vise edhe të Kosovës që do të thotë se temperaturat minimale nuk do të ulen nën 20 gradë Celsius./Meteoballkan