Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 30 deri në 35 gradë Celsius në nivel vendi. Pasdite në disa vise pritet freskim dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, por shumica e territorit pa reshje.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 36 gradë në ato vende ku ka predispozita për të qenë më nxehtë.
Ditëve të ardhshme na pret mot shumë i nxehtë, me temperatura tropikale. Ato maksimalet gadualisht pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në nivel rajoni. Të mërkurën përsëri në Kosovë pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Informata dhe detaje të reja gjatë javës./Meteoballkan