Nesër në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica. Gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, ndërsa në mbrëmje reshje sporadike shiu shqote e bore në disa rajone. Temperaturat do të luhaten nga -3 ajo minimale deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Në mbrëmje do të fillojnë reshje bore në veri të Malit të Zi dhe zona përreth.
Të dielën na pret mot i ftohtë dhe i vranët. Në Kosovë priten reshje të herëpashershme bore, me përjashtim të disa ulëtsirave. Reshje bore priten edhe në veri të Malit të Zi, veri, verilindje, lidnje, juglindje të Shqipërisë, veriperëndim, perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe shumë vise në Luginë. Reshje paksa më intensive normalisht priten në zonat kodrinore- malore, por në përgjithësi reshjet do të jenë të pakta me përjashtim të zonave malore.
Në viset tjera (të paqekura më lart) priten kryesisht riga lokale shiu.
Të hënën ftohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në disa vise ende priten fjolla sporadike bore.Në zonat mesdhetare shumë më shumë rreze diellore e në zonat kontinentale priten më shumë vranësira./MeteoBallkan