Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Paradite mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell. Më shumë reshje priten në veri dhe perëndim të Kosovës e më pak në jug dhe lindje. Në mbrëmje reshjet do të përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje më intensive priten në veri-veriperëndim të vendit. Në juglindje dhe perëndim shumë pak reshje.
Reshje të dendura shiu sot parashikohen në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore reshjet e shiut do të fillojnë orëve të vonshme të pasdites ose në mbrëmje.
Të dielën na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Vende-vende, herë pas here parashihen reshje të dendura shiu, ndërsa në Shqipëri priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të fuqishme të dielën priten edhe në Maqedoninë Veriore. Në viset e larta malore do të fillojnë reshje bore.
Të hënën do të vazhdojë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të fillojnë të ulen në intensitet dhe pritet stabilizim gradual dhe i përkohshëm i atmosferës dhe njëkohësisht ulje e temperaturave dhe borë në viset malore.
Cikloni i ri vjen nga e marta pasdite me reshje të dendura shiu fillimisht në Shqipëri./MeteoBallkan