Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here priten reshje lokale shiu, shqote e bore, varësisht nga rajoni, lartësia mbidetare, relievi dhe pozita gjeografike. Nuk priten reshje të mëdha dhe reshjet nuk do të zgjasin shumë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 5 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot kryeisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, shqote e bore. Po ashtu nuk priten reshje të mëdha. Në viset mesdhetare dhe ultësirat tjera priten reshje shiu. Në zonat kodrinore-malore reshje shqote e bore. Reshje bore priten në veri të Malit të Zi, veri, veilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, pastaj në veriperëndim dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe disa vise në Luginën e Preshevës. Vetëm në zonat malore do të ketë reshje paksa më intensive bore.
Të hënën na pret mot i ftohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë fjolla sporadike, afatshkurtra bore.
Nga e marta me rritje të lehta të temperaturave. Priten vranësira intervale kohore me diell dhe të mërkurën ka gjasa për riga shiu e fjolla bore në viset malore./MeteoBallkan