Sot në Kosovë parashihet të mbizotërojë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të jenë rreth vlerave normale për këtë periudhë kohore, ndërsa rrallë në disa vise pritet ndonjë rrebesh lokal shiu. Maksimalja parashihet rreth 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri parashihen më shumë vranësira, por edhe intervale kohore me diell. Pasdite do të ketë zhvillime konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale parashihen edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe disa vise në Mal të Zi. Shumë pak reshje ose hiç fare nuk priten në verilindje të Maqedonisë, Luginë të Preshevës dhe pjesën më të madhe të Republikës së Kosovës.
Të Martën rrebeshet e shiut rikthehen edhe në Kosovë, Pas një paraditeje me diell dhe të ngrohtë, pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave konvektive. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Zhvillimet do të shtrihen në gati tërë rajonin, por rebeshet intensive do të jenë të karakterit lokal.
Nga e mërkura vazhdon mot me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, shumë më të theksuara dhe intensive në Shqipëri,/MeteoBallkan