Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell nga mesdita. Priten edhe riga lokale shiu kryesisht paradite, ndërsa nga mesdita dhe pasdite intervale kohore me diell dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me i vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten edhe riga shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Nga e marta do të jemi nën ndikimin e masave edhe më të thata anticiklonike. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat fillojnë të shënojnë rritje.
Nga e mërkura na pret mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta dhe normalisht temperaturat do të arrijnë dhe tejkalojnë 30 gradë Celsius./Meteoballkan