Sot në Kosovë do të ketë përmirësim të motit, por mbetet ftohtë sidomos në mëngjes. Gjatë ditës përpos vranësirave priten edhe intervale kohore me diell dhe po ashtu priten rritje të lehta të temperaturave. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund priten riga kryesisht të dobëta shiu e nëpër male fjolla të dobëta bore
Nga e shtuna do kemi fuqizimin e rrymimeve ajrore nga jugu dhe jugperëndimi, por njëkohësisht do të ketë edhe vranësira të shpeshta për shkak të afërsisë së masave ciklonike në Mesdhe. Të shtunën kryesisht thatë, ndërsa të dielën priten riga shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë në Shqipëri. Riga shiu priten edhe në viset tjera, por më të rralla e më të pakta. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme./MeteoBallkan