Ndër vendet më të ftohta në Tokë, aty ku ena e ujit të nxehtë që hidhet në ajër shndërrohet menjëherë në akull

748
SHARES
2.1k
VIEWS

Banorët e një fshati në Kinë për ta dokumentuar sesa ftohtë është atje gjatë dimrit, ata kanë hedhur një enë me ujë të nxehtë në ajër që sa hapë e mbyll sytë shndërrohet në akull.

Pamjet mbresëlënëse të këtij momenti janë publikuar në internet, ku pikat e ujit shndërrohen në kristale të akullta, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Mohe në Kinë, ku temperaturat arrijnë në minues 44.3 gradë celsius dhe konsiderohet si vendi më i ftohtë në Kinë – pasi edhe temperatura më e ulët që ndonjëherë është regjistruar në këtë vend – arrinte në termometër në minus 52.3 gradë.

Fundjavën e kaluar, banorët e këtij vendi me gëzim u zgjuan nga gjumi me qëllim që të krijojnë dizajne të ndryshme, duke hedhur në ajër enë me ujë të nxehtë që menjëherë merrte forma të ndryshme të akullit.

 

 


Related Posts