Në rajonin e Novi Pazarit dhe Peshterit në territorin e fqiut tanë verior në këto momente ke zhvillime dhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu edhe në veriun e Malit të Zi ka zhvillime lokale si dhe një zhvillim është edhe në veriperëndim të Kosovës jo shumë larg territorit të Istogut.
Në vazhdim të ditës këto jo-stabilitete atmosferike do të fillojnë të përhapën edhe në disa vise tjera, por jo në krejt territorin e Republikës së Kosovës. Zhvillime dhe rrebeshe sot priten kryesisht në veriperëndim, veri, verilindje dhe pjesët qendore të Kosovës. Zhvillimet do të jenë të karakterit lokal por në disa rajone priten rrebeshe të fuqishme dhe breshër. Jugu i Kosovës kryesisht pa reshje, por nuk përjashtohet mundësi që edhe atje të ketë zhvillime të izoluara. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e Dukagjinit rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër do të kenë rastin të përfitojnë ditën e nesërme (të premtën), ku vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive dhe mundësi për vërshime të shpejta.
Për arsye të ardhjes së kësaj mase të freskët ajrore dhe rrebesheve lokale do të kemi mundësi të marrim frymë pak më lirshëm, megjithatë vera vetëm sa ka filluar dhe pas dy ose tri ditë freskimi shumë të mirëseardhur të motit sipas të gjitha gjasave do të kemi valë të reja nxehtësie afrikane dhe kjo është tërësisht normale ngase gjendemi në stinën më të nxehtë të vitit./Meteoballkan