Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Golem të Kavajës, ku një pushues 66-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, M.K., banues në Elbasan, raportohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore.
Është dyshuar nga dëshmitarët në ngjarje për një arrest kardiak dhe në ndihmë të tij janë vënë familjarët, si edhe roja i plazhit, i gjendur aty.
Pavarësisht kësaj, gjatë transportimit në spital me ambulancë, shtetasi ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur ndërkaq për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçarit./AP














