Një fenomen meteorologjik që kishte marrë vëmendjen e shkencëtarëve, ka qenë “Shiu i Kuq” në Indi.
Mes 25 korrikut dhe 23 shtatorit të vitit 2001, binte në mënyrë sporadike shi i kuq në Kerala, një qytet në jug të Indisë. Pas shumë spekulimeve e konspiracioneve lokaliste, qeveria indiane konkludoi në nëntor të vitit 2001 se ngjyra e kuqe te shiu ishte shkaktuar nga farat me ngjyrë të kuqe ta algave të gjelbra, që janë të shumta në atë rajon.
Nga shumë banorë indianë, fenomeni ishte parë si ndonjë mesazh hyjnor.
Ngjyrën e kuqe të shiut, të marrë nga farërat e algave, ata e quanin gjak.
Megjithatë, në fund shkenca i kishte dhënë përgjigjen e saktë fenomenit, dhe tashmë ka konsensus mes shkencëtarëve se fenomeni nuk është i pashpjegueshëm. /MeteoBallkan/
Burimi: 20 incredible meteorological phenomena