Moti i lig ka përfshirë vendin në këto ditë të fundit të gushtit. Reshje të konsiderueshme për këtë muaj janë regjistruar thuajse në të gjithë territorin.
Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar.
Shiu ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit. Siç shihet nga pamjet rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.
Edhe ditën e sotme rrebeshe më intensive priten në lindje, juglindje të Shqipërisë.