Për shkak të nxehtësisë së madhe dhe depërtimit të disa masave jo-stabile ajrore në rajon sot dhe nesër pasdite pritet destabilizim i atmosferës.
Ky destabilizim i atmosferës pritet të jetë i mirëseardhur sepse sjellë freskim, por njëkohësisht në disa rajone mund të prodhojë edhe ndonjë stuhi ose rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet nuk do të përfshijnë tërë territorin, por vende-vende dhe është e pamundur të dihet me saktësi 100% se cilat rajone pritet të përfshihen nga rrebeshet e fuqishme eventuale.
Pra, temperaturat e larta dhe ajri jo-stabil, kombinimi i këtyre faktorëve dhe faktorëve tjerë atmosferik mund të shkaktojë ‘ekplosione atmosferike’ në ndonjë rajon.
Gjasat për stuhi të izoluara janë më të mëdha sot pasdite dhe po ashtu edhe nesër pasdite ose mbrëmje.
Rrebeshe priten që nga veriu i Malit të Zi, pjesë të Kosovë, Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe disa vise në lindje, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë. Në ndonjë rajon rrebeshet mund të jenë mjaft intensive dhe me breshër.
Përndryshe, në bregdet dhe pjesën më të madhe të Shqipërisë vazhdon mot veror dhe pa zhvillime.
Të dielen mot më i këndshëm, me ulje të lehta të temperaturave, por me mundësi të zhvillimeve shumë më të izoluara.
Temperaturat rriten prapë në menjëherë, por nuk zgjasin shumë sepse priten zhvillime të reja dhe mundësi për freskim të motit vonë javën tjetër/Meteoballkan