Turqia është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqishëm.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe epiqendra ishte në Hatay.
Më shumë se 46,000 njerëz vdiqën në tërmetet shkatërruese që goditën të njëjtën zonë dy javë më parë.
Tërmetet e fundit që kanë goditur Turqinë, kanë krijuar një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore në histori, duke lënë rajone të tëra të shkatërruara dhe me dhjetëra mijëra të vdekur, të konfirmuar deri tani.

















