Edhe këto ditë po vazhdon gjendja e njëjtë sinoptike me ajrin e ”sertë” që po vazhdon diminimin në territoret tona.
Një front i ftohtë ajror ka arritur deri në Serbi duke ulur temperaturat atje, por mbetjet ajrit ekstrem të nxehtë afrikan janë ende në Kosovë dhe do të vazhdojnë të jenë prezente edhe dy tri ditë, madje me fuqizim të përkoshëm të enjtën, pikërisht para ardhjes së frontit të ftohtë. Me ardhjen e frontit të ftohtë më në fund mund të kemi dobësim të rrymimeve të fuqishme ajrore nga Mesdheu dhe Afrika Veriore. Priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Të premtën do të ndjehet freskia më shumë, por ky front i ftohtë është i përkohshëm, ngase menjëherë nga e diela ne pret përsëri vapë e fortë verore./Meteoballkan