• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ka një mënyrë çuditërisht të thjeshtë për të larguar mikroplastikën nga uji i pijshëm

Ka një mënyrë çuditërisht të thjeshtë për të larguar mikroplastikën nga uji i pijshëm

18/10/2026 | 21:57

Njoftimi i KEDS për fillim të javës së re!

18/10/2026 | 03:07
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.10.2026.) e diel

18/10/2026 | 00:15

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 17 tetor!

17/10/2026 | 00:11
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.10.2026.) e shtunë

17/10/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e martë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

16/10/2026 | 09:05
Pajisjet në shtëpi që më së shumti harxhojnë rrymë dhe rëndojnë faturën e energjisë elektrike

Ministri Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e familjeve të cenueshme për energji elektrike

15/10/2026 | 23:55
Asfalti që vetë-shkrin borën

Asfalti që vetë-shkrin borën

15/10/2026 | 23:48
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 16 tetor!

15/10/2026 | 23:45
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.10.2026.) e Premte

15/10/2026 | 23:41
Dy vjet me arra çdo ditë: Studiuesit analizuan efektet dhe dolën me rezultate

Dy vjet me arra çdo ditë: Studiuesit analizuan efektet dhe dolën me rezultate

15/10/2026 | 23:34
Butoni “sekret” në makinën larëse që ndihmon në tharjen më të shpejtë të rrobave: Përdoreni në ditët e ftohta

Butoni “sekret” në makinën larëse që ndihmon në tharjen më të shpejtë të rrobave: Përdoreni në ditët e ftohta

15/10/2026 | 23:20
Stambolli nën ujë nga reshjet e fuqishme, dy viktima dhe kaos në qytet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet!

15/10/2026 | 13:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ka një mënyrë çuditërisht të thjeshtë për të larguar mikroplastikën nga uji i pijshëm

Ka një mënyrë çuditërisht të thjeshtë për të larguar mikroplastikën nga uji i pijshëm

18/10/2026 | 21:57
493
Shpërndarje
1.4k
Shikime
Shpërndaje

Zierja e ujit mund të ndihmojë në largimin e deri në 90 për qind të mikroplastikave dhe nanoplastikave, sugjeron një studim shkencor i publikuar në vitin 2024.

Grimcat e vogla të plastikës po bëhen një shqetësim në rritje për shëndetin e njeriut, pasi ato mund të depërtojnë në organizëm përmes ushqimit dhe ujit të pijshëm. Megjithatë, një studim shkencor sugjeron se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të reduktuar praninë e tyre në ujin që konsumojmë çdo ditë: zierja dhe filtrimi i tij.

Studiuesit nga Kina zbuluan se zierja e ujit dhe filtrimi i tij më pas mund të largojnë një pjesë të konsiderueshme të nanoplastikave dhe mikroplastikave. Në disa raste, efektiviteti i kësaj metode arriti deri në 90 për qind, në varësi të fortësisë së ujit.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore Environmental Science & Technology Letters në vitin 2024, studiuesit shtuan grimca plastike në mostrat e ujit, më pas i zienë dhe i filtruan për të vlerësuar sasinë e grimcave që mund të largoheshin.

Rezultatet treguan se kjo metodë ishte veçanërisht efektive te uji i fortë, i cili përmban më shumë minerale.

Si funksionon kjo metodë?

Gjatë zierjes së ujit, karbonati i kalciumit, i njohur edhe si përbërës i shtresës së gëlqeres që krijohet në ibrikë, mund të precipitojë dhe të formojë një shtresë rreth grimcave plastike. Kjo i bën ato më të lehta për t’u larguar përmes filtrimit.

Sipas studiuesve, efikasiteti i largimit të grimcave plastike u rrit me rritjen e fortësisë së ujit. Në mostrat me përmbajtje më të lartë të karbonatit të kalciumit, sasia e grimcave të larguara arriti deri në 90 për qind.

Edhe në ujin e butë, ku formohet më pak karbonat kalciumi, zierja dhe filtrimi ndihmuan në largimin e një pjese të mikroplastikave dhe nanoplastikave.

Për filtrimin mund të përdoret një filtër i përshtatshëm me rrjetë të imët, i cili ndihmon në mbajtjen e grimcave të grumbulluara me depozitat minerale.

Pse është i rëndësishëm ky zbulim?

Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë grimca që krijohen nga shpërbërja e materialeve plastike dhe mund të gjenden në mjedis, ushqim dhe ujë të pijshëm. Studime të mëparshme kanë identifikuar lloje të ndryshme të plastikës në ujin e rubinetit.

Megjithatë, ndikimi afatgjatë i këtyre grimcave në shëndetin e njeriut ende nuk është kuptuar plotësisht. Prania e tyre në organizëm dhe mënyra se si mund të ndikojnë në funksionet biologjike vazhdojnë të jenë objekt studimi.

Studiuesit vlerësojnë se zierja dhe filtrimi mund të përbëjnë një strategji praktike për reduktimin e ekspozimit ndaj mikroplastikave përmes ujit të pijshëm. Megjithatë, rezultatet laboratorike nuk nënkuptojnë se kjo metodë i largon të gjitha ndotësit apo se është një zgjidhje universale për çdo lloj uji.

Studime të mëtejshme nevojiten për të vlerësuar efektivitetin e saj në kushte të ndryshme dhe për të kuptuar më mirë ndikimin e reduktimit të këtyre grimcave në shëndetin e njeriut

Rekomandime

Kosovë

Njoftimi i KEDS për fillim të javës së re!

18/10/2026 | 03:07
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.10.2026.) e diel

18/10/2026 | 00:15
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 17 tetor!

17/10/2026 | 00:11
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲